
| admin@lirionushi.com |
Home |Shqip |Ελληνικά |Italiano | English |Franēais |Songs |Photo |CD |
|||
|
LIRIO NUSHI
HISTORI
LIBRA
ZBAVITU Horoskopi
NGJARJE
COMPUTER
NJOFTIME
MUSIC Inva Mula
Zana Frasheri
Redon Makashi Aleksander Gjoka
Eda Zari
Adelina Ismaili
SHQIPERIA
DIASPORA |
GIROLAMO DE RADA KUSHTUAR 100 VJETORIT TE VDEKJES SE POETIT ARBERESH (1814 1903 2003)
Njė vizitė nė shtėpinė e De Radės nga LIRIO NUSHI ATJE KU LINDI GIROLAMO DE RADA
Arbereshi i Rilindjes Shqiptare dhe i ruajtjes se tradites kombetare shqiptare, poeti i ynė i madh De Rada lindi ne Maq, katund karakteristik Arbėresh i cili ndodhet nė Kalabri nė Italinė e Jugut pranė Komunitetit mė tė madh Arbėresh nė San Demetrio Corone - ose Shėn Mitri i Koronit, siē i thėrrasin vendasit arbėresh Ky toponim ėshtė ruajtur prej arbėreshėve tė Italisė sė Jugut dhe e ka origjinėn nga More-ja, Peloponezi i sotėm nė Greqi. Ėshtė njė nga elementėt bazė historik qė tregon prejardhjen e vėrtetė tė shumicės sė arbėreshėve tė Italisė sė Jugut.
Gjat kėtyre fjalėve menjėherė tė shkon nėpėr mėnt pyetja: Ēlidhja ka Peloponezi i sotėm Grek - Moreja me Arbėreshėt?
Sipas tė dhėnave dhe dokumenteve historike tregohet se arbėreshėt, bij tė tė tokės Arbėrore ndosheshin nė kėto zona pėr tju shėrbyer perandorėve bizantin pasi ishin luftėtarė shumė tė mirė dhe trima. Ka tė dhėna se ata janė vendosur aty rreth viteve 1200, domethėnė 200 vjet para se tė largoheshin prej andej pėr tu vendosur nė Italinė e Jugut duke e vleresuar More-ne si atdhe tė tyre. Fakte historike tė ndryshme pėrbėjnė njė element tė vėrtetė studimi nė lidhje me kėtė ēėshtje.
Prej kėtyre vendeve pikė referimi ėshtė Koroni i cili ndodhet nė Messini-Peloponez tė Greqisė, atje ndodhet edhe sot e kėsaj dite Kalaja e Koronit. Prandaj edhe Arbėreshėt e larguar prej andej kanė ruajtur toponimin e tyre duke e quajtur njėrėn prej qendrave mė tė rėndėsishme dhe komuniteteve mė tė mėdhaja arbėreshe: Shėn Mitri i Koronit-San Demetrio Corone. Ndaj rrugės qė tė conte pėr nė Shėn Mitėr shikoje plantacione tė mėdha me limona dhe portokalle, gjithkund ndihej aroma e mirė e tyre. Njė diell i bukur qė ngrohte ėmbėl ndriconte gjithkund. Nuk ishte hera e parė pėr mua qė shkoja nė Kalabri por sa herė qė shkoj atje ndjehem shumė i lumtur dhe gjithmonė mė duket sikur shkoj pėr herė tė parė. Pranvera ėshtė e bukur gjithkund por jo mė e bukur se nė Arbėri kėshtu i thonė arbėreshėt vendėthit tė tyre Shėn Mitrit tė Koronit. Tabelat ndėr rrugė tė urojnė nė shqip Mirė se na Erdhėt. Nuk ka se si tė mos ndjehesh si nė shtėpinė tėnde, madje edhe ma mirė akoma. Shteti Italian qysh nė kohėn e Garibaldit i ka lejuar komunitetet arbėreshe tė kenė njė liri tė plotė pėr sa i pėrket tė folmes dhe tė shkolluarit nė gjuhėn e tyre amėtare. Kjo u bė qysh nė kohėn e Garibaldit tė madh nė shenjė falenderimi pėr ti shpėrblyer luftėtarėt trima arbėresh tė cilėt morėn pjesė nė luftė duke luftuar heroikisht pėr Italinė. Mė duhet tė theksoj se askund tjetėr nuk ka ndodhur kjo gjė me komunitetet e tjera shqiptare. Arbėreshėt tė cilėt me prezencėn e tyre na bėjnė tė krenohemi mbajnė dhe ruajnė gjallė atje ēdo nocion dhe identitet kombėtar bazuar thellė nė origjinė . Kolegji Italo Shqiptar mban emrin e Gjergj Kastriotit Skėnderbeut ku gjuhė e dytė ėshtė gjuha jonė e bukur e Arbrit - Arbėrishtja. Nder ta flitet arberisht, pershendeten arberisht, ne kishė flasin arberisht, ne restorantet e tyre menute jane ne italisht dhe arberisht, gjuhe e trasheguar dhe e ruajtur brez pas brezi per me shume se 500 vjete me rradhe, e cila u ruajt nepermjet kengeve te tyre pasi shqipja deri vone nuk mund tė shkruhej, duke folur me njeri-tjetrin, duke ju treguar fėmijėve tė tyre pėr Arbėrinė-vendin e largėt pėr tė cilin me me aq mall flasin. Sheshi kryesor i qytetit mban emrin dhe bustin e heroit tone kombėtar Gjergj Kastriotit. Nė ketė komunitet u edukua dhe u shkollua Luigj Gurakuqi dhe Avni Rustemi, qė tė dy nxėnės tė De Radės. Ky kolegji ėshtė ruajtur dhe ėshtė i funksionueshėm edhe sot e kėsaj dite. Kur shkon atje eshte njėsoj si tė kthehesh 500 vjet ne kohe, degjon gjuhen e arbrit siē flitej para 500 vjetesh me disa ndryshime dhe deformime te cilet i perkasin dhe fajesojne kohen e gjate qe ka kaluar por megjithate ajo egziston, e paster arberore, dhe tepėr origjinale e vjen tė na rrėfej shumė sekrete tė historise dhe tė egzistencės se popullit dhe tė kulturės shqiptare. Arbereshi i Rilindjes Shqiptare dhe i ruajtjes se tradites kombetare shqiptare, poeti i madh De Rada lindi ne Maq, katund karakteristik Arbėresh. Pamja e tij nga lartesia e hotelit Petti Rosso i cili ndodhet nė Shėn Mitėr duket e qarte ne majė tė njė kodre. Katundi qė ndodhet nė kodėr ėshtė Maqi, ndėrsa nė pjesėn e poshtme shtrihet Shėn Mitri, kjo qytezė arbėrore me rreth pesė mijė banorė arbėresh. Poeti Arberesh ėshtė mjaft i njohur nga shqiptarėt gjithandej me Kenget e Milosaos I canti del Milosao publikuar ne vitin 1836, e cilesuar nga kritika si nje nga poemat me romantike te De Rades. Ai shkroi nė gjuhėn e memes: Krutan i Mėrguar, Odiseu, Imotoe, Parayllja, Vantisana, Nasta, Agata e Pravatės, Miloshini, Nata e Krishtlindjeve, Diana, Serafina Topia, An Maria Kominiate, Frosina Vantizana, Adina, Videlaida, Skanderbegu i Pafan, Rėnia e Mbretėrisė sė Arbrit, Gjon Huniadi, si edhe dramat: Numidėt e cila u botua nė vitin 1846 dhe mė vonė u ribotua me emrin Sofonsisba mė 1891. Mė 1850 poeti arbėresh u martua me arbėreshėn Madalena Melikji me tė cilėn lindi katėr djem dhe gėzoi pėr disa vjetė njė lumturi tė vėrtetė familjare. E shoqja i vdes vite mė vonė e sėmurė nga Pika (damllaja), humbet tė birin e tij 18-vjeēar Mikelangjelon dhe tė gjithė pjesėtarėt e familjes. De Rada pohon se ne fund tė jetės sė tij ndjehet i dėrrmuar nga humbja e tė gjithė pjesėtarėve tė familjes, dhe se e ka dėrmuar varfėria e madhe, skamja dhe mizerja, gjendja e ekonomike shume e keqe duke thėnė pak para se tė mbyllte sytė: Jetoj me vėshtirėsi dhe nė mjerim. -Mbėrrita tė nesėrmen ne Maq, shume prej vendasve mė njohin tashmė, edhe nga koncertet edhe nga kėngėt dhe disku im me kėngė arbėreshe qe qarkullon tek arbėreshėt e nė radiot e tyre. Me njė dashuri tė madhe mė presin me fjalė tė ngrohta dhe nėpėr rrugica dėgjoj arbėrisht : ardh Lirjo nė katund, dhe e dinė qė unė do tė shkoj patjetėr tė ēoj njė tufė lule nė shtėpinė e De Radės e kjo do tė ndodh sa here tė shkoj e gjer sa tė mė rrahi zemra. Shtėpia e De Radės nė hyrje tė saj, e thjeshtė
dhe madhėshtore. Sa shumė u lodhėn dhe sa pak u shbėrblyen njerėzit qė mbajtėn dhe ngritėn nė kėmbė kombin shqiptar. Dėgjohet njė kėmbanė. Ėshtė kėmbana e kishės sė Shėn Adrianit nė Shėn Mitėr. Duke u kthyer, njeri prej miqve tė mi arbėresh Pino Cacozza pa hyrė mire nė qytet ndalon makinėn poshtė njė bliri dhe mė rrėfen: Ishte pranverė kur vdiq De Rada, ishte njė ditė shumė e bukur plot diell, ja si sot, lulet e kėtij bliri kishin ēelur mė shumė se ēdo herė tjetėr. Kortezhi i pėrmortshėm kalonte duke mbajtur De Radėn nė krahė e duke e shoqėruar atė pėr nė banesėn e tij tė fundit. Nė tė kaluar sapo trupi i De Radės u gjend poshtė blirit njė erė e forte fryu si skishte fryrė kurrė here tjetėr dhe e mbushi arkivolin e hapur tė De Radės plot me lule. Njėrėzit tė tronditur nga kjo pėrkujdesje hyjnore lėshuan njė britmė dhe njėzėri thanė: De Rada ynė i madh dhe hyjnor po ikėn, e nė krahėt e zotit AI QOFTĖ I PAVDEKSHĖM
Lirio Nushi, Mars 2003. |
"LIRIO NUSHI LIVE" Disku i dyte i Lirios
Blini On-Line
Ata qe u betuan Ne emer te Kombit
Veshje tradicionale nga Arbereshet e Italise
Free SMS
Numeratori Telefonik i Shqiperise |
| |