admin@lirionushi.com

WWW.LIRIONUSHI.COM

lirionushi@lirionushi.com

 

HOME

 

FRANCAIS

 

SHQIP

 

GREEK

 

ITALIANO

 

ENGLISH

 

 

--------------------------------------------------------------------------------------------------

"E BUKURA MORE"

(Historia e njė Kėnge 600 - vjeēare Shqiptare)

Kjo kėngė mėrgimi, kaq e njohur dhe e dashur jo vetėm pėr Arbėreshėt e Italisė, por edhe pėr Avanitėt e Greqisė dhe shqiptarėt e tė gjitha trevave, pėrmban nė vetvete pothuajse gjithė sekretin historik tė krijimit tė fshatrave tė arbėrėreshėve tė Italisė. Por shumė pak e dinė se kujt i kushtohet kjo kėngė... ! MORE ! – ėshtė nji pasthirmė... ?, ėshtė nji vajzė e bukur... ? .

 

- JO!   MORE-ja nuk eshte nji vajze e bukur!

 

MORE, - ėshtė Peloponezi i sotėm i Greqisė! Nji trevė e madhe sė cilės grekėt i kanė ndryshuar emrin nga MORE nė PELOPONEZ, dhe kėnga “O E BUKURA MORE” , memorizon kujtesėn dhe mallin e njė atdheu tė humbur, ėshtė nji toponim i kėtij vendi nga ku u larguan shumica e arbėreshėve tė sotėm tė Italisė.

 

Kjo ėshtė ndoshta kėnga mė e vjetėr shqiptare qė mbetet e gjallė akoma edhe nė ditėt tona e qė vjen tė na rrėfej nostalgjin e madhe por dhe sekretin historik tė krijimit tė komunitetit arbėresh tė Italisė.

 

Dokument i kėsaj kėnge pėr herė tė parė gjendet nė dorėshkrimin e Kieutit botim i vitit 1708, mė pas kėtė material do ta ribotonte nė librin e tij filologu arbėresh Dhimitėr Kamarda (1821-1882), nė vitin 1866. Nė kėtė lėndė ėshtė publikuar teksti i kėsaj kėnge i  shkruajtur nė shqip, por me alfabet grek.

 

 

“O E BUKURA MORE”

 

‘O e bukura More

ēė kur tė lje (lasēė)

mė nigjė tė pe

atje kam unė zotin-tatė

atje kam u mėmėm time

atje kam u tim vėlla

‘O e bukura More

ēė kur tė lje (lasēė)

mė nigjė tė pe.

 

 

Ky tekst burimor-popullor me ritėm tresh, ėshtė i vetmi version dhe tekst origjinal i kėngės “O E BUKURA MORE”, por nuk dihet se kush arbėresh i kėndoi pėr herė tė parė kėto vargje kaq tė thjeshta por qė mbeten gjallė dhe kėndohen po me tė njėjtėn dhimbje edhe sot.

 

Botim i kėtij libri u realizua nė Itali nė vitin 1866 nga shtėpia botuese “F. ALBERGUETI  E.C.” , i cili mban si titull: “Appendice al Saggio di Grammatologia Comprata Sulla Lingua Albanese”pėrgatitur me shumė kujdes nga filologu Arbėresh Dhimitėr Kamarda (1821-1882), duke pasur pėr bazė dorėshkrimin e Kieutit (1708).

 

 

Por si dhe pse u larguan arbėreshėt e sotėm nga trojet e tyre, nga Moreja (Peloponezi sot), dhe nga Arbėria, (Shqipėria sot) ,si u krijuan katundet arbėreshe nė Italinė e Jugut?

 

Me rėnien dhe pushtimin e Koronit (1453), kala qė ndodhet edhe sot e kėsaj dite nė More (Peloponezi i sotėm nė Greqi), perandori Karli i tretė, i dha urdhėr Kapitenit Andrea Doria tė marri Grekė dhe Arvanit-Arbėror nga Moreja, dhe ti ēojė ata nė Italinė e Jugut. Kjo pėrbėn nė tė vėrtetė fillimin e krijimit e fshatrave arbėreshe por edhe grekėfols tė Italisė sė Jugut. Nė kėto momente tė shpėrnguljes sė tyre arbėreshėt kėnduan ndoshta pėr herė tė parė kėngėn “O E BUKURA MORE” me mall dhe vajtim.

 

Shqiptarėt e parė qė vinin nga Arbėria-Shqipėria sot, u vendosėn nė Kalabri dhe nė Siēili, mbas ftesės sė mbretit Alfonso i tretė tė Aragonės, bėhet fjalė pėr luftėtarė shqiptarė tė cilėt u vendosėn pėrfundimisht dhe me familjet e tyre nė Kalabri dhe Siēili pėr tė ndihmuar pėrforcimin luftarak tė Mbretit Alfonso nė pėrpjekjen e tij pėr tė mbytur revoltat dhe lėvizjet  e Andegavnonit kundra tij. Pra krijimi i kėtyre fshatrave kishte karakter ushtarak.

 

Nė vitin 1461 vetė Gjergj Kastriot Skėnderbeu Kryezot dhe i plotėfuqishm i Arbėrisė (Shqipėria sot), me njė trupėrojė tė madhe dhe tė fortė luftėtarėsh shqiptarė, do tė luftonte nė pėrkrahje tė Ferdinandit, djalit tė mbretit Alfonso kundėr Andegavnonit tė Italisė sė jugut dhe princit tė Tarontos, dhe pėr kėtė ndihmė dhe pėrkrahje ushtarake si shpėrblim atij ju dhuruan dy feude nė Pulia tė Italisė.

 

Kjo popullatė e pasuroi dhe populloi pjesėn e shkretuar tė kėsaj zone dhe njėkohėsisht e rrethoi ate ushtarakisht duke krijuar kėshtu njė pjesė territoriale tė mbrojtur.

 

Pak para vdekjes sė Skėnderbeut (1467), por kryesisht mbas vdekjes sė tij (1468) dhe rėnies e pushtimit tė Krujės nga Turqit (1478), njė turmė e madhe shqiptarėsh dhe nė kushte dramatike do tė largoheshin pėr nė Itali dhe do tė vendoseshin nė fshatrat tashmė tė ngritur shqiptarė duke krijuar njėkohėsisht dhe fshatra tė reja.

 

Tė tjerė shqiptarė u vendosėn nė Italinė e Jugut me urdhėrin dhe bekimin e Skėnderbeut si dhe djalit tė Joanit nė dy feudet e Pulias qė i pat dhuruar Ferdinando nė Galatina (1845).

 

Njė pjesė tjetėr shqiptarėsh ndoqėn nga pas Irini Kastriotin e cila u martua me princin Bisingano nė Kalabri.

 

Numri i kėsaj popullate duhet tė ketė qenė shumė i madh pasi krijoji njė zonė pėrfundimtare me njė fizionomi tė vetėn gjuhėsore, kulturore dhe tradicionale duke krijuar kėshtu fshatrat e sotėm arbėresh tė Italis.

 

Shqiptarėt Katolik tė ardhur nga Shqipėria e Veriut qė u vendosėn nė Italinė e Jugut, u pėrshtatėn shpejt me gjuhėn, kulturėn dhe fenė e vendasve italjanė, ndėrsa shqiptarėt qė kishin shkuar nga Shqipėria e Jugut dhe Arvanitėt-Arbėrorė tė Moresė qė nuk ishin katolik por ortodoks, pavarėsisht nga kundėrshtimet dhe imponimet e peshkopėve vendas italjan, ruajtėn tė veēantat e kulturės dhe tė zakoneve tė tyre dhe fenė e riatualin ortodoks bizantin, dallim i cili duket akoma edhe sot e kėsaj dite. Duke bėrė qė besimi fetar ortodoks bizantin ti dalloj ata nga vendasit.

 

Gjuha e shumicės sė Arbėreshėve tė Italisė ka shumė ngjyrime dialektike por si baz ka dialektin tosk qė flitet nė Shqipėrinė e Jugut dhe me tė njėjtėn ngjashmėri tė gjuhės qė flasin Arvanitėt-Arbėrorė tė Greqisė. Prezenca e fjalėve greke ėshtė e pranishme dhe kjo ndodh pėr kohėn e madhe tė bashkjetesės sė tyre me grekėt gjat perandorisė bizantine. Shumė prej kėngėve arbėreshe pėrputhen me Moren, dhe shumė toponime tė tjera nė kėto zona sikurse Koroni, Nafplio, Korintho... etj.

 

Sot koha dhe ndryshimet kanė bėrė tė vetat dhe nė mėnyrė tė pashmangshme hapa tė mėdhenj, por nuk kanė mundur tė zhdukin apo pluhurosin kėtė tė veēantė qė ka ky minoritet shqiptarėsh arbėresh, me gjuhėn, traditat, kulturėn, zakonet, legjendat e tyre, duke pėrbėrė kėshtu tashmė njė pasuri dhe turizėm laografik pėr kėto zona.

 

Mbi 52 fshatra janė tė regjistruara dhe tė njohura institucionalisht nga shteti italjan si minoritet shqiptar dhe dy gjuhėsh. Emrat e ketyre fshatrave sipas vendndodhjes janė: Firmoza nė Kalabri, Dandalli nė Kalabri, Barilli nė Baszilikat, Kėmbarini nė Molise, Garrafa nė Kalabri, Karfici nė Kalabri, Kazallveqi nė Pulja, Kastėrnexhi nė Kalabri, Kejverici nė Kalabri, Qana nė Kalabri, Qefti nė Pulja, Ēivėti nė Kalabri, Kuntisa nė Siēili, Purēilli nė Kalabri, Fallkunara nė Kalabri, Farneta nė Kalabri, Ferma nė  Kalabri, Frasnita nė Kalabri (katundi arbėresh ku jeton studjuesi dhe patrioti i madh Antonio Belushi), Zhura nė Bazilikat, Katundi nė Kampanja, Ungra nė Kalabri, Maqi (katundi i De Radės) nė Kalabri, Marēidhza nė Kalabri, Allimarri nė Kalabri, Mashqiti nė Bazilikat, Munxhufuni nė Molis, Puheriu nė Kalabri, Hora e Arbėreshėvet nė Siēili, Pllatėni nė Kalabri, Porkanuni nė Molis, Shėn Vasili nė Kalabri, Shėn Benėdhiti nė Kalabri, Strigari (fshati i poetit tė madh Arbėresh Zef Serembe) nė Kalabri, Shėn Konstandini nė Bazilikat, Shėn Mitri (qendra mė e madhe kulturore e Arbėreshėve ku zhvillohet ēdo vit festivali i kėngės Arbėreshe) nė Kalabri, Sėnd Japku nė Kalabri, Mbuzati nė Kalabri, Shėn Mėrtiri nė Kalabri, Shėn Marcani nė Pulja, Shėn Kolli nė Kalabri, Shėn Pali nė Bazilikat, Picilia nė Kalabri, Sėndastina nė Siēili, Shėn Sofia nė Kalabri, Spixana nė Kalabri, Ruri nė Moliz, Vakarici nė Kalabri, Vina nė Kalabri, Badhesa nė Abruzo, Xingarona nė Kalabri... etj.

Problematika qė ngrihet nė ditėt e sotme ėshtė nėse arbėreshėt duhet tė ruajnė tė folmen e tyre tė vjetėr apo nji pėrshtatje  me rikodimin e shqipes sė sotme? Si, dhe kush mund tė ndihmoj pėr mbrojtjen e kėtyre vlerave dhe kėtij thesari tė pazėvėndėsueshėm me origjinė dhe rrėnje shqiptare. Pasi kėto zona edhe pse gjenden nė bashkjetesėn e njė vendi qė ndodhet brenda komunitetit europjan sikurse ėshtė Italia, vazhdojnė tė mbeten zonat mė tė varfra tė Italisė dhe investimet pėr mbrojtjen e ketij thesari laografik nga shteti italjan janė tė papėrfillshme.

 

 

BIBLIOGRAFIA

-------------------------------------

“Appendice al Saggio di Grammatologia Comprata Sulla Lingua Albanese”

Dhimitėr Kamarda (1821-1882)

Dorėshkrimin e Kieutit (1708)

"The Alexiade" of Anna Comnena   Publishing: Penguin

"Αλεξιάδα" από την Άννα Κομνηνή   Εκδώσεις:  Άγρα

"The Albanians in Greece"   Alain Ducellier

"Γεννήθηκα το 1402"    Παναγιώτης Κανελλόπουλος

Alle Colonie Abanesi    Giuseppe Grispi (1853)

Πελασγικές Νύκτες   C.H.T.Reinhold (1855)

Αλβανική Ραψωδία Girolamo De Rada (1866)

Demetrio Camarda (1866)

Vuk Stefanovic Karaxhic (1795)

Zef Jubani (1871)

Manuel De La Langue Chkipe (1879) A.Dozoni

Jan Urban Jarnik (1883)

Michele Marchiano (1908)

Antonio Bellusci: Antologjia Arbėreshe

Βαγγέλης Λιάπης: «Το Κουντουριώτικο ερωτικό τραγούδι»

Μέλπω Μερλιέ, Τίτος Ιοχάλας

Αριστείδης Κόλιας: « Η γλώσσα των θεών»

 «Ανθολογία Αρβανίτικων Τραγουδιών της Ελλάδας» (2002) Θανάσης Μοραήτης.

 

 

Lirio Nushi

lirionushi@lirionushi.com

www.lirionushi.com

-------------------------------------------------------------------------------

 

 

ATJE KU LINDI GIROLAMO DE RADA

KUSHTUAR 100 VJETORIT

TE VDEKJES SE POETIT ARBERESH

(1814 – 1903 – 2003)

 

 

Vizitė nė shtėpinė e DE RADĖS nga Lirio Nushi

 

Arbereshi i Rilindjes Shqiptare dhe i ruajtjes se tradites kombetare shqiptare, poeti i ynė i madh De Rada lindi ne Maq, katund karakteristik Arbėresh i cili ndodhet nė Kalabri nė Italinė e Jugut pranė Komunitetit mė tė madh Arbėresh nė San Demetrio Corone - ose Shėn Mitri i Koronit, siē i thėrrasin vendasit arbėresh. Ky toponim ėshtė ruajtur prej arbėreshėve tė Italisė sė Jugut dhe e ka origjinėn nga More-ja, Peloponezi i sotėm nė Greqi. Ėshtė njė nga elementėt bazė historik qė tregon prejardhjen e vėrtetė tė shumicės sė arbėreshėve tė Italisė sė Jugut. Gjat kėtyre fjalėve menjėherė tė shkon nėpėr mėnt pyetja: Ēlidhja ka Peloponezi i sotėm Grek - Moreja me Arbėreshėt?

 

Sipas tė dhėnave dhe dokumenteve historike tregohet se arbėreshėt, bij tė tė tokės Arbėrore ndosheshin nė kėto zona pėr tju shėrbyer perandorėve bizantin pasi ishin luftėtarė shumė tė mirė dhe trima. Ka tė dhėna se ata janė vendosur aty rreth viteve 1200, domethėnė 200 vjet para se tė largoheshin prej andej pėr tu vendosur nė Italinė e Jugut duke e vleresuar More-ne si atdhe tė tyre. Fakte historike tė ndryshme pėrbėjnė njė element tė vėrtetė studimi nė lidhje me kėtė ēėshtje.

 

Prej kėtyre vendeve pikė referimi ėshtė Koroni i cili ndodhet nė Messini-Peloponez tė Greqisė, atje ndodhet edhe sot e kėsaj dite Kalaja e Koronit. Prandaj edhe Arbėreshėt e larguar prej andej kanė ruajtur toponimin e tyre duke e quajtur njėrėn prej qendrave mė tė rėndėsishme dhe komuniteteve mė tė mėdhaja arbėreshe: Shėn Mitri i Koronit-San Demetrio Corone.

 
Nga qendra e Shėn Mitrit ndodhet vetem 4 kilometra larg katundi arberesh Maq ku lindi dhe vdiq De Rada. Unė shkova atje dhe pashė nga afėr shtėpinė e De Radės e pėrgjatė rrugės ashtu pa u menduar gjatė e si duke folur me vete po pėshpėrisja nėn zė: - Askush nuk mund tė mė kthej nga rruga qė jam nisur, askush nuk mė ndalon dot tė shkoj ndėr arbėreshtė, atje mė janė vellezėrit e mi tė lashtė, atje mė janė vėllezėrit e mi antik, bijtė e arbėrit me gjak tė pashprishtė.

 

Ndaj rrugės qė tė conte pėr nė Shėn Mitėr shikoje plantacione tė mėdha me limona dhe portokalle, gjithkund ndihej aroma e mirė e tyre. Njė diell i bukur qė ngrohte ėmbėl ndriconte gjithkund. Nuk ishte hera e parė pėr mua qė shkoja nė Kalabri por sa herė qė shkoj atje ndjehem shumė i lumtur dhe gjithmonė mė duket sikur shkoj pėr herė tė parė. Pranvera ėshtė e bukur gjithkund por jo mė e bukur se nė “Arbėri” kėshtu i thonė arbėreshėt vendėthit tė tyre Shėn Mitrit tė Koronit. Tabelat ndėr rrugė tė urojnė nė shqip “Mirė se na Erdhėt”. Nuk ka se si tė mos ndjehesh si nė shtėpinė tėnde, madje edhe ma mirė akoma. Shteti Italian qysh nė kohėn e Garibaldit i ka lejuar komunitetet arbėreshe tė kenė njė liri tė plotė pėr sa i pėrket tė folmes dhe tė shkolluarit nė gjuhėn e tyre amėtare. Kjo u bė qysh nė kohėn e Garibaldit tė madh nė shenjė falenderimi pėr ti shpėrblyer luftėtarėt trima arbėresh tė cilėt morėn pjesė nė luftė duke luftuar heroikisht pėr Italinė. Mė duhet tė theksoj se askund tjetėr nuk ka ndodhur kjo gjė me komunitetet e tjera shqiptare.

 

Arbėreshėt tė cilėt me prezencėn e tyre na bėjnė tė krenohemi mbajnė dhe ruajnė gjallė atje ēdo nocion dhe identitet kombėtar bazuar thellė nė origjinė . Kolegji Italo – Shqiptar mban emrin e Gjergj Kastriotit Skėnderbeut ku gjuhė e dytė ėshtė gjuha jonė e bukur e Arbrit - Arbėrishtja. Nder ta flitet arberisht, pershendeten arberisht, ne kishė flasin arberisht, ne restorantet e tyre menute jane ne italisht dhe arberisht, gjuhe e trasheguar dhe e ruajtur brez pas brezi per me shume se 500 vjete me rradhe, e cila u ruajt nepermjet kengeve te tyre pasi shqipja deri vone nuk mund tė shkruhej, duke folur me njeri-tjetrin, duke ju treguar fėmijėve tė tyre pėr Arbėrinė-vendin e largėt pėr tė cilin me me aq mall flasin.Sheshi kryesor i qytetit mban emrin dhe bustin e heroit tone kombėtar Gjergj Kastriotit. Nė ketė komunitet u edukua dhe u shkollua Luigj Gurakuqi dhe Avni Rustemi, qė tė dy nxėnės tė De Radės. Ky kolegji ėshtė  ruajtur dhe ėshtė i funksionueshėm edhe sot e kėsaj dite.

 

Kur shkon atje eshte njėsoj si tė kthehesh 500 vjet ne kohe, degjon gjuhen e arbrit siē flitej para 500 vjetesh me disa ndryshime dhe deformime te cilet i perkasin dhe fajesojne kohen e gjate qe ka kaluar por megjithate ajo egziston, e paster arberore, dhe tepėr origjinale e vjen tė na rrėfej shumė sekrete tė historise dhe tė egzistencės se popullit dhe tė kulturės shqiptare.

Arbereshi i Rilindjes Shqiptare dhe i ruajtjes se tradites kombetare shqiptare, poeti i madh De Rada lindi ne Maq, katund karakteristik Arbėresh. Pamja e tij nga lartesia e hotelit Petti Rosso i cili ndodhet nė Shėn Mitėr duket e qarte ne majė tė njė kodre. Katundi qė ndodhet nė kodėr ėshtė Maqi, ndėrsa nė pjesėn e poshtme shtrihet Shėn Mitri, kjo qytezė arbėrore me rreth pesė mijė banorė arbėresh.

 

Poeti Arberesh ėshtė mjaft i njohur nga shqiptarėt gjithandej me Kenget e Milosaos “I canti del Milosao” publikuar ne vitin 1836, e cilesuar nga kritika si nje nga poemat me romantike te De Rades. Ai shkroi nė gjuhėn e memes: Krutan i Mėrguar, Odiseu, Imotoe, Parayllja, Vantisana, Nasta, Agata e Pravatės, Miloshini, Nata e Krishtlindjeve, Diana, Serafina Topia, An Maria Kominiate, Frosina Vantizana, Adina, Videlaida, Skanderbegu i Pafan, Rėnia e Mbretėrisė sė Arbrit, Gjon Huniadi, si edhe dramat: Numidėt e cila u botua nė vitin 1846 dhe mė vonė u ribotua me emrin Sofonsisba mė 1891.


De Rada, ky njeri i pendės dhe i pushkės duke marrė pjesė ndėr kryengritje dhe duke qenė njė ndėr udhėheqėsit e arbėreshėve jetoi dhe mendoi pa u kursyer pėr tė mirėn e shqipes dhe tė kombit. Ai u rrit fėmijė duke shkuar ndėr shkollat italiane dhe pohon se ka qenė njė nxėnės i keq pasi nuk kuptonte mire italishten deri nė moshėn 8-10 vjeē. Mė vonė studjoi nė Napoli dhe nuk dinte tė fliste mire italisht. Bashkėpunoi me Torelin i cili botonte Omnibus-in nė atė kohė i cili ishte arbėresh. Nė vitin 1825 i vdes e jėma nė njė kohė qė ai sapo ishte njohur me poetin francez La Martin.


De Rada njohu Diplomacinė e huaj dhe shkruan konkretisht pėr tė : - Ata qė i nxisin shqiptarėt kundėr Turqisė, nuk e bėjnė sepse janė tė krishterė dhe nga dashuria e madhe qė ata tė huaj kanė pėr kombin tėnė qė dashkan medemek ta shihkan zot tė vetvetes, ata kanė qenė dhe janė gėnjeshtarė tė poshtėr, lakmiqarė tė drejtėsisė sė pinjojve tė shtėpive bujare Shqiptare, e nė mėnyrė shumė tė ulėt dishrakė pėr token e lumtur qė kanė, prandaj pėr ti zhbi dhe pėr ti zhdukur i shtyjnė shqiptarėt drejt flamurit tė vdekjes, duke i cilėsuar kėshtu fqinjėt tanė tė sotėm dhe tė djeshėm:- shovinistė fqinjė, lakmitarė dhe grabitqarė.

 

Mė 1850 poeti arbėresh u martua me arbėreshėn Madalena Melikji me tė cilėn lindi katėr djem dhe gėzoi pėr disa vjetė njė lumturi tė vėrtetė familjare. E shoqja i vdes vite mė vonė e sėmurė nga Pika (damllaja), humbet tė birin e tij 18-vjeēar Mikelangjelon dhe tė gjithė pjesėtarėt e familjes. De Rada pohon se ne fund tė jetės sė tij ndjehet i dėrrmuar nga humbja e tė gjithė pjesėtarėve tė familjes, dhe se e ka dėrmuar varfėria e madhe, skamja dhe mizerja, gjendja e ekonomike shume e keqe duke thėnė pak para se tė mbyllte sytė: Jetoj me vėshtirėsi dhe nė mjerim.

 

-Mbėrrita tė nesėrmen ne Maq, shume prej vendasve mė njohin tashmė, edhe nga koncertet edhe nga kėngėt dhe disku im me kėngė arbėreshe qe qarkullon tek arbėreshėt e nė radiot e tyre. Me njė dashuri tė madhe mė presin me fjalė tė ngrohta dhe nėpėr rrugica dėgjoj arbėrisht : ardh Lirjo nė katund, dhe e dinė qė unė do tė shkoj patjetėr tė ēoj njė tufė lule nė shtėpinė e De Radės e kjo do tė ndodh sa here tė shkoj e gjer sa tė mė rrahi zemra. Shtėpia e De Radės nė hyrje tė saj, e thjeshtė dhe madhėshtore.Nga pas ėshtė ballkoni ku shkruante vjershat e tij poeti ynė i madh. Nė bodrumin e shtėpisė ėshtė shaptilografi i vjetėr ku botoheshin gėrmat shqip. Ndėrsa guri pėrpara shtėpisė egziston edhe sot e kėsaj dite, aty ku De Rada hipte ēdo mėngjes pėr tju ngjitur gomarit tė tij e pėr tė shkuar nė Shėn Mitėr nė Kolegjin ku ai punonte si mėsonjės pėr shumė vite me rradhė. Sa shumė u lodhėn dhe sa pak u shbėrblyen njerėzit qė mbajtėn dhe ngritėn nė kėmbė kombin shqiptar.

 

Dėgjohet njė kėmbanė. Ėshtė kėmbana e kishės sė Shėn Adrianit nė Shėn Mitėr. Duke u kthyer, njeri prej miqve tė mi arbėresh Pino Cacozza pa hyrė mire nė qytet ndalon makinėn poshtė njė bliri dhe mė rrėfen: Ishte pranverė kur vdiq De Rada, ishte njė ditė shumė e bukur plot diell, ja si sot, lulet e kėtij bliri kishin ēelur mė shumė se ēdo herė tjetėr. Kortezhi i pėrmortshėm kalonte duke mbajtur De Radėn nė krahė e duke e shoqėruar atė pėr nė banesėn e tij tė fundit. Nė tė kaluar sapo trupi i De Radės u gjend poshtė blirit njė erė e forte fryu si skishte fryrė kurrė here tjetėr dhe e mbushi arkivolin e hapur tė De Radės plot me lule. Njėrėzit tė tronditur nga kjo pėrkujdesje hyjnore lėshuan njė britmė dhe njėzėri thanė:

De Rada ynė i madh dhe hyjnor po ikėn,

e nė krahėt e zotit

AI QOFTĖ I PAVDEKSHĖM

 

Lirio Nushi, Mars 2003.

 

(Falenderoj perzemersisht zt. Shpeng Bengu per fotografite)

 

----------------------------------------------------------------------------------

 

 

FISNIKU ARVANITAS

(me arvanitin-arbėror Vangjel Ljapi)

nga Elefsina e Greqisė

 

Vangjel Ljapi, arvanitasi 90 vjeēar i cili ka botuar 26 libra pėr arvanitasit dhe katėr te tjere i ka nė botim.
Sapo kisha marrė njė email nga At Antonio Belushi, Prifti Arbėresh i cili ėshtė personaliteti mė i njohur pėr diasporėn shqiptare kudo nė botė, kėshtu qė do ta quaja tė tepėrt paraqitjen e tij. Mė shkruante se pėr librin e tij tė ri mbi arvanitasit e Greqisė qė do tė botonte, donte njė parathėnie nga Vangjel Ljapi, arvanitasi 90 vjeēar i cili banon nė Elefsina tė Greqisė, vend i cili ndodhet nė periferi tė Athinės rreth 45 kilometra larg qendrės. Nga tė gjithė studjuesit por edhe nga vetė vendasit njihet se kjo zonė ėshtė nė pėrqindjen e saj mė tė madhe me popullsi Arvanitase. Sapo mbėrrita shkoj tek furri i bukės dhe pyes se ku banon baba Vangjeli. Djaloshi qė nė fillim mė vėshtroi me pak ēudi pėr familjaritetin qė unė tregova mė pėrgjigjet, ja tek ėshtė, ai plaku atje ndė anė tė rrugės. E pashė pėr herė tė parė atė njeri, i cili ka botuar 26 libra pėr arvanitasit dhe katėr pret me durim qė t’i botojė. Disa prej tyre janė: Martesa Arvanitase, Laografia Erotike e Arvanitasve, Zakone Arvanitase-Mentalitete, Vajtime Arvanitase, Kėnga Erotike Kundurjotase, Lojrat fėminore tė arvanitasve, Tradita Popullore dhe pėrralla, Vallet Arvanitase,... etj. Njė thesar me tė vėrtetė i pasur i kulturės sė Arvanitasve tė Greqisė dhe tabanit tonė kulturor kombėtar.

E kisha perfytyruar ndryshe me thėnė tė drejtėn, mendoja tė takoja njė plak tė shėndoshe dhe tė rėndomtė tė krusur nga mosha dhe vitet qė mbante mbi shpinė. Por u ēudita kur vėrej njė plak me tė vėrtetė elegant dhe me njė vėshtim mjaft krenar qė tejēponte retė. E shoqėronte njė vajzė ruse e cila e ndihmonte me sa duket pėr nevojat e pėrditshme. E pyeta vajzėn rusisht se si e quajnė dhe ajo duke qeshur e befasuar mė tha se quhej Txia. Kurse ai vetė m’u paraqit me njė krenari qė i ngjante mė shumė fisnikėve tė lashtė shqiptarė. Mė zgjati dorėn dhe mė tha plotė krenari dhe solemnitet: Vangjel Ljapi, Arvanitas dhe qeshi. Mė befasoi me thėnė tė drejtėn pasi janė tė rrallė arvanitasit qė e tregojnė me aq kreanri origjinėn e tyre kėtu nė Greqi. Atėherė kuptova pse At Antonio kėkonte dorėshkrim nga barba Vangjeli, ish avokat nė profesion. Ishin disa metra deri tek shtėpia qė duhej t’i bėnim nė kėmbė. Parkova makinėn dhe u drejtova pėr tek porta. Pashė mbi pesė qen tė mėdhenj qė u sulėn. Nėse nuk i lidhni qentė i thash duke qeshur as qė bėhet fjalė tė futem brenda. Ja edhe njė shqiptar qė paska frikė nga qentė, mė tha edhe ai duke qeshur. U futėm brenda. Ishte njė shtėpi tepėr tradicionale me motive popupullore druri. Kėtu kam lindur mė tha. Ja kjo ėshtė vatra ime, urdhėro e hyr. Jam shumė i gėzuar qė mė jepet mundėsia tė shkruaj pėr librin e mikut dashamirė Antonio Bellushi nė lidhje me arvanitasit e Greqisė mė tha.

DISA PĖRGJITHĖSIME MBI ARVANITASIT E GREQISĖ

Para sė gjithash dua tė them se ne arvanitasit e Greqisė, mė tha, e flasim pak ndryshe gluhėn. Kėshtu qė unė po e shkruaj ashtu sikurse ne e flasim, pra me drejtshkrimin e tė folmes sonė. Kėtu e shtatėdhjetė vjet studioj pėr arvanitėt e Greqisė. Jam nga rrėnjė arvanite e pėr kėtė do tė mundohem tė flas sa mė thjeshtė. Dua tė pohoj se historianėt gjithēka kanė shkruar pėr atė popull kanė bėrė shumė gabime dhe kjo jo pėr arsye se ata nuk njohin tė vėrtetėn por me dashje kanė mohuar te vertetren. Dua tė flas pėr atė popull, i cili u lartėsua gjate kryengritjes greke tė vitit 1821. Ata morrėn armėt nė dorė, dhanė jetėn e tyre pėr t’i dhėnė lirinė Greqisė, e cila ishte skllave pėr katėrqint vjetė me rradhė. Dhe nė gjithēka qė u shkruajt pėr ta askund nuk pėrmendet origjina e tyre arvanite. I pėrmendin ata si gjeneralė, si admiral, shkruajnė pėr Kanarin, Karaiskaqin, Mjaulin, Bubulinėn, Marko Boēarin edhe shumė tė tjerė, por as edhe njė fjalė tė vetme nuk gjendet e shkruar tė thojė se ata ishin nga rrėnjė arvanite, nė njė kohė kur ata kishin pėr gjuhė tė mėmės sė tyre gjuhėn arvanite. Ata qė nė njėrėn dorė kishin penėn dhe nė tjetrėn dyfekun nuk dinin tė lėshonin pe atje ku s’duhej. Dhe nuk mjaftoi e gjithė kjo, por kur vendi fitoi lirinė, krijuan njė klimė e cila i pėrfliste arvanitasit si njerėz nga shtresa tė njė kategorie tė ulėt, tė trashė e budallenj, tė cilėt vlenin vetėm pėr ēobenj e punėtorė krahu.

Unė kam lindur nė vitin 1914, atėherė kur arvanitasit kishin filluar ta fshihnin emrin e tyre duke mos treguar mė se kishin rrėnjė arvanitase. Akoma edhe sot mė vjen ndėr mend gjyshi im i cili mė mbante ndėr gjunjė e mė thoshte: “te mos flasėsh aravnite se do tė bėnesh budalla”. Nuk mė vinte fare mirė kur e dėgjoja e njė ditė i thashė: -po mirė o gjysh, ti qė e flet budalla je? Im gjysh nuk e priste kėtė pėrgjigje dhe ashtu plot namuz mė tha: “pėr neve lėre, pėr ju eshtė problemi”. Mu ngulit pėr keq ajo fjalė. E shikon i thashė vetes-jam nga fara e budallenjve. Qysh nga ai ēast fillova tė studjoj ditė e natė. Doja tė mėsoja tė vėrtetėn e tė largoja nga shpirti atė lėndes qė mė shkaktoi biseda me tim gjysh.

Njė ditė nė shkollė nė orėn e mėsimit tė historisė, mora guximin edhe pyeta mėsuesin se pėrse libri nuk e shkruan qė ata qė i dhanė lirinė Greqisė janė Arvanitas? Pėrgjigja qė mora ishin dy shuplaka tė rrufeshme tė pashoqėruara me asnjė fjalė. Kjo ishte lėndesa e dytė qė dalėngadalė nė shpirtin tim po fillonte tė krijonte njė plagė. Ndėrrova shkollėn. Kur vajta tek shkolla e dytė, prapė bėra tė njėjtėn pyetje. Doja patjetėr njė pėrgjigje. I them mėsuesit shqetėsimin tim. Ai ishte njeri i mirė. Nuk mė qėlloi aspak por mė pruri tė lexoja broshura ku shkruanin tė vėrtetėn. Mora njė pėrgjigje, e cila mė bėri tė ndjehem i gėzuar pėr origjinėn time, pėr rrėnjėn time arvanite. Vazhdova tė lexoj, tė lexoj e tė shkruaj njėkohėsisht, e tė them se do tė shkruaj sa tė jem gjallė pėr origjinėn e popullit tim. Studiova aq shumė sa hyra deri nė thellėsi tė sė vėrtetės. Kam shkruar 30 libra dhe kam botuar 26. Ndjej se kam bėrė atė qė duhej tė bėj njė arvanit i vėrtetė. Shkruajta tė drejtėn edhe ndjehem tepėr i plotėsuar dhe i gėzuar pėr kėtė.

Mė pyesin akoma edhe sot e kėsaj dite: -Nga jemi, cilėt jemi, si erdhėm ne kėtu nė Greqi? Unė ju pėrgjigjem! -Do t’iua them si pėrrallė. Kėtu e para gjashtėqint-shtatėqint vjetėsh, njė herė e njė kohė, na ish njė popull shumė i varfėr. Nuk kishte as bukė tė hante. Tė korrat e nga pasuria ishin tharė. Lanė vendin e tyre e nisėn tė kėrkojnė njė tjetėr mė tė mirė. Morrėn ato pak plaēka, bėn kryqin pėrpara perėndisė e morėn udhėt. Mbėrritėn ndėr vende tė buta e me njerėz tė urtė e zunė njė vend atje ndėr ta. Panė se atje njerėzia kish bėrė prokopi edhe ishin ortodoks si ata, morrėn toka jo fort pjellore, ngritėn njė kasolle, shtin ndė tė konak edhe mbėshtetėn kokėn. Me vendasit u miqėsuan e ashtu pak nga pak filluan edhe ata tė rregulloheshin e tė shohin edhe ata figurėn e perėndisė. Filluan tė bėjnė prokopi edhe mbetėn tė bashkuar si grushti. Zgjidhnin njė prijės dhe i bindeshit atij si ushtarė. Filluan tė ndėrtonin shtėpi e pak nga pak krijuan fshatrat e tyre. Akoma edhe sot e kėsaj ditė rreth e rrotull qyteteve janė fshatrat arvanite qė rrethojnė qytetet si kurorė. Vitet kalonin dhe ata tashmė kuptuan se pėr ta ai ishte vendi i tyre, sepse atje ata qanin tė vdekurit e tyre, atje kishin shtėpitė, atje lindeshin djemtė e tyre, atje shkonin nė shkollė fėmijtė e tyre, aty hanin bukėn e elbtė. Ēdo mbrėmje, mbas pune ato zemrat e tyre kėndonin e hidhnin valle.

Gjatė gjithė kohės mblodha mijra kėngė qė dalin nga fryma e pasur dhe nga bukuria e shpirtit.

Pėr katundin:
Pėr katundin kur luftove tėr tė miratė i ēove
tek katundi dhashė njė herė, do mė japi njė mijė herė.

Pėr Besėn:
Fjalėn ēdo kujt mund tė e jap, se jap ēė ta marrė prapė
Mbahem tek fjala ēė dhashė, e do bėjte siē e thashė.

Dheu ynė:
Kėtė botė tė gjithė e kemi, kėsaj bote djelmė jemi.
Kėtu gjakun kemi derdhur sa kan hyr i kemi ndjekur
Derdhėm gjakun pėr Greqinė neve i dhamė lirinė.

Pėr gjuhėn:
Arvanitas, tė kėndojmė, gjuhėnė tė mos e harrojmė
goj me goj mbetet tek jeta, mbahetė me kėngė e drejta

Pėr zakonet:
Le tė jemi siē jemi e tė mbajmė ato qė kemi
Mbajmė fort zakonet tėnė, ti lem siē na i kanė lanė.

Ja kėshtu ne Arvanitasit e Greqisė e ruajtėn kulturėn tonė. Vitet kalojnė dhe tė tjera vite tė reja vijnė, e pėrgjatė saj gjuha arvanite filloi tė zbehet. Rinia s’e di gjuhėn, pleqėria e di po nuk e flet. Disa fshatra malore e flasin paksa akoma. Ajo ē’ka mbeti e mbetet nga vitet trashėgim ėshtė njė psikologji e veēantė, e dallueshme, njė karakter tepėr i thellė, qė sot tė hershmit nuk e dijnė nga vjen dhe ku i ka rrėnjėt. Ajo ē’ka ka mbetur nga rrėnjėt arvanite, sipas analizave qė kam bėrė me veten time janė se nė pėrgjithėsi arvanitasit karakterizohen keto tipare tė veēanta: - nuk flasin shumė, janė shumė tė vendosur, e mbajnė besėn, bėjnė punė tė pastėr, njerėz me kėmbė tė forta qė nuk tremben nga vėshtirėsitė, janė burra trima, janė kryelartė e nuk skllavėrohen mė ēdo kollaj. Por po t'i pyesėsh se nga e kanė rrėnjėn (origjinėn) nuk e dinė.

Shumica e arvanitasve ishin tė varfėr, por ajo qė mė duhet tė pohoj ėshtė se kurrė se ulin kokėn. Ēdo shtėpi kishte avlli tė madhe rreth e rrotull. Nė aborr tė saj kishin furrin, kotecin, stanin pėr dele, dhi, kalin e gomarin, njė vend pėr zarzavate. Qysh nė verė shkonin nė pyll pėr tė bėrė dru pėr dimėr. E kėshtu shtėpia kishte mish, qumėsht, djath, perime, lesh pėr mbulesa e pėr fanella trupi e plot tė mira. Por koha ecėn. Kushdo qė ėshtė i sotėm bėhet i shkuar. Tė reja lindin ēdo ditė. Jeta ndyshon vazhdimisht. Populli Arvanitas i Greqisė ecėn pėrkrah historisė, e pėrgjat saj lė pas gjenin e tij, tė mirat e tė ligat. Ajo qė mė duhet tė them ėshtė:

A la gjė pas?

-DHE UNĖ THEM, SE LA ATĖ QĖ NE KEMI SOT,

 ATĖ QĖ KEMI NDĖ SHPIRT !
 

Pėrgatiti: Lirio Nushi

Gusht 2004

 

 

 

DISCOGRAPHY

 

FILMOGRAPHY

 

PUBLICISTIK

 

EVENIMENTS

 

GALLERY

 

BIOGRAPHY